Rajon & Botë

Afganistan: Vriten 27 talebanë, plagosen 18 të tjerë

Të paktën 27 militantë talebanë janë vrarë, përfshirë komandantë të nivelit të lartë, si dhe janë plagosur 18 militantë të tjerë nga operacionet ajrore dhe tokësore në Afganistan.

Sipas agjencisë turke të lajemeve, Anadolu, 27 militantë talebanë janë vrarë nga operacionet e ndërmarra në rajonet Baglan, Kunduz dhe Farjab në veri të Afganistanit, përcjell Express. Ndërsa në një deklaratë të bërë nga talebanët pretendohet se nga forcat e sigurisë janë vrarë 3 persona në Kunduz dhe një person në Frajab.