Nismat e qeverisë së Shqipërisë po adresojnë përmirësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit, e cila po reflektohet në rritjen e numrit të sipërmarrjeve të reja, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se ” Rritja reale e bizneseve të regjistruara në vend, shifrat që flasin vetë!
Numri i bizneseve të regjistruara gjatë muajve janar-korrik 2016 u rrit në 13 146 subjekte kundrejt 10 400 që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i bizneseve të regjistruara për periudhën janar-korrik u rrit me 26.4%”, shkruan Ekonomi.
Ecuria pozitive e treguesve ekonomik konfirmohet edhe Banka e Shqipërisë. Në raportin e publikuar se fundi, Banka e Shqipërisë parashikon se trajektorja pozitive e zhvillimeve ekonomike e financiare do të vijoje te ruhet edhe në të ardhmen. Sipas BSH-se, ekonomia shqiptare këtë vit, po shënon rritjen më të lartë krahasim me një vit me parë, trend i cili pritet të forcohet gjatë viteve në vijim.