ShowBiz

Vajzat e Alex Rodriguez për shkak të Lopez mendojnë se ai është “hero”

Dy vajzat e Alex Rodriguez, Natasha dhe Ella, janë shprehur të impresionuara me Jennifer Lopez, të dashurën e babait të tyre, transmeton KosovaPress.

“Bijat e mia mendojnë se unë jam hero. Është e mahnitshme”, tha ish-lojtari i New York Yankees, ndërsa po shfaqej në Jimmy Kimmel Live.

Rodriguez gjithashtu tha se e jeta e tij me të bijat e tij ka ndryshuar.

“Mendoj se ato janë të impresionuar se sa i madh unë jam”, tha Rodriguez.

Ai gjithashtu tha se pseudonimet e të famshmëve kontribuuan që ata të shihen si palë e përsosur me pseudonimet A-Rod dhe J-Lo.

Këngëtarja Lopez dhe lojtari i bejsbollit janë në lidhje që nga muaji mars.