Aktuale

Haradinaj: Pos betimit në këtë Kuvend, nuk ka kemi marrëveshje tjetër me SRPSKA-n

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se me Listën Serbe nuk kanë diskutuar për asnjë lloj pazari, përveç propozim-marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është betuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, me Kushtetutën e vendit.

“Betimi kur është dhënë është dhënë në këtë sallë, me këtë Kushtetutë, në këto ulëse. Pos atij betimi, nuk kam ndonjë marrëveshje tjetër, është propozim-marrëveshje për bashkëqeverisje të cilën s’kemi pas kohë t’a nënshkruajmë”, tha Haradinaj.

Ai tha se kjo Qeveri është heterogjene dhe mund të mos ketë pajtime në pika të ndryshme programore.

Këto deklarata ai i bëri pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili tha se ministri Nenad Rikallo është i vetmi nga ministrat që nuk ka votuar programin e Qeverisë.

Haradinaj shtoi se ende ekziston dilema publike nëse Rikallo ka kryer krime lufte në Kosovë, meqë ata 20 dëshmitarë që e akuzojnë atë, janë taksapagues të vendit e bashkatdhetarë.

“Askush nuk po synon të ikë nga përgjegjësia, por duhet të jemi të kujdesshëm në hapa”, tha Haradinaj./KosovaPress/