ShowBiz

Mbreti i Instagramit pati dy sulme në zemër, u trajtua nga mjeku i Michael Jackson

Dan Bilzerian, i ashtuquajturi Mbreti i Instagramit, ka pranuar se ka përjetuar dy sulme të zemrës si pasojë e katër ditëve pirje të drogës dhe alkoolit.

Ai ka thënë se dehja e tij nga alkooli dhe përdorimi i tepruar i kokainës bashkë me Viagra ka qenë frika e tij më e tmerrshme e keqësimit të shëndetit, transmeton Klan Kosova.

Milioneri i lojërave të fatit tani 37 vjeçar, ishte 25 vjet kur pësoi sulmet atë kohë.

Fillimisht ai tha se e kishte shtrënguar një dhimbje të cilën e ndiente në shpatullën e tij – ku më pas është nxituar për në spital kur dhe ka filluar dhe të rimerrte frymë përsëri.

Ai pretendon se u trajtua më pas nga Dr. Conrad Murray, mjek i cili u burgos për katër vjet për vrasjen e pavullnetshme të legjendës së Pop-it, Michael Jackson, transmeton Klan Kosova.

Bilzerian ka fituar 22.6 milion ndjekës në Instagram, të cilët janë të lidhur në fotografitë e tij të grave të veshur me bikini, armë dhe makina, si dhe fotografi të tij me të famshëm të ndryshëm.