Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook se ribashkimi i Gjermanisë 27 vite më parë, i ka dhënë shpresë dhe besim të ri në një të ardhme paqësore dhe pa kufij ndarës Evropës dhe tërë botës.
Postimi i Haradinajt:
Ribashkimi i Gjermanisë, 27 vite më parë, i ka dhënë shpresë dhe besim të ri në një të ardhme paqësore dhe pa kufinj ndarës Evropës dhe tërë botës.
Ishte kënaqësi e veçantë që sonte, me rastin e shënimit të përvjetorit të 27-të të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, të isha i pranishëm në këtë ngjarje të këndshme dhe tejet relaksuese.
Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë populli i Kosovës dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës.