INPO në kuadër të programit për Qeverisje të Mirë, sot ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Dil dhe Voto”.
Kjo fushatë ka për qëllim informimin e qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje lokale, si dhe mënyrën e votimit.
Fushata do të realizohet nëpërmjet shpërndarjes së broshurave, takimeve me qytetarë në zonat urbane dhe rurale dhe shpërndarjes së videove sensibilizuese në rrejte sociale.
Përmes kësaj fushate, INPO synon që t’i informoj qytetarët për rëndësinë e votës si dhe t’i informojë ata se si do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale. Të gjitha informacionet që promovohen përmes fushatës janë të bazuara në mekanizmat ligjor mbi të drejtat e tyre në ditën e zgjedhjeve.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).