Arsim & Kulturë

Haradinaj: Çun Lajçi e ka pasuruar kombin me vlerat artistike

ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi.

Haradinaj vlerësoi lartë këtë përmbledhje poezish, duke e quajtur artist të merituar aktorin dhe poetin Lajçi.

“Te Çuni e shoh një artist të merituar, por që jeta e ka sfiduar shumë. Si pjesëtar i një populli të vuajtur, por që nuk është dorëzuar, Çunin e shoh edhe si luftëtarë që me armët e veta lufton dhe nuk e ndalë luftën për temat që i ka të vetat, i ka të popullit të vet, të bindjeve të veta”, tha Haradinaj.

Siç njofton zyra për informim e kryeministrit, duke përgëzuar autorin Lajçi për këtë vepër, Haradinaj tha se ai e ka pasuruar kombin dhe Kosovën me vlerat artistike dhe me qasjen e tij ndaj artit skenik.

Para të pranishmëve, për librin e Çun Lajçit, folën edhe Besnik Mustafaj, shkrimtarët Jonuz Fetahaj, Abdullah Zeneli, ish-ambasadori Islam Lauka. Në fund aktori dhe poeti Lajçi i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje. /KosovaPress/