Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbaj sonte mbledhjen e saj me kryetarët e grupeve parlamentare.
R e n d i i d i t ë s
1. Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare,
2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
3. Përgatitjet për seancë të re:
• Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
• Koha për pyetje parlamentare,
• Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
• Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
• Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo./KosovaPress/