Aktuale

INTERPOL miraton anëtarësimin e Palestinës, ndërsa Kosovën e përjashton

Organizata Ndërkombëtare e Sigurisë ka ndërrmarë një hap ku shtetin e Palestinës e ka miratuar si anëtare të saj. Ndërkohë, Kosova është refuzuar nga kjo organizatë si meritë edhe e propagandës të shtetit serb.

Palestina u bashkua me Interpolin si një vend anëtar të mërkurën, një lëvizje e kundërshtuar nga Izraeli, në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Sigurisë në Pekin, tha Interpol përmes Twitter’it tij zyrtar, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.

“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë tani anëtare të Interpolit”, shkruante gazeta zyrtare e Interpol’it.

Ministria e jashtme izraelite, e cila tha më parë se përpjekjet e Izraelit për të vonuar një votim deri në vitin e ardhshëm kishin dështuar, ndërsa nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm mbi vendimin./Periskopi/