Aktuale

Policia: Pakujdesia e shoferi të ambulancës, shkaktoi aksidentin e dytë në Komoran

Tre persona humbën jetën mbrëmë në dy aksidente të ndara që ndodhën brenda gjysmë ore në Komoran të Drenasit.

Ndërkaq, sot Policia bëri të ditura detajet e aksidenteve që rezultuan me 3 të vdekur dhe 4 të lënduar.

Siç tregon policia, aksidenti i parë që mori dy jetë, ishte vetëshkaktuar. Vdekja e të dy meshkujve ishte konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, 20 minuta pas aksidentit të parë kishte ndodhur një tjetër aksident, në po të njëjtën fshat të Drenasit.

Në këtë aksident ishte e përfshirë një autoambulancë dhe një kamion me targa të Bullgarisë. Këtu kishte mbetur i vdekur pacienti që ndodhej në ambulancë.

Sipas Policisë, ky aksident u shkaktua nga pakujdesia e shoferit të ambulancës, i cili tani është në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, aksidentet e mbrëmshme ndodhën nën mbretërimin e motit me shi dhe mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërkohë që të dyja rastet po hetohen nga Policia.