Rajon & Botë

Turqi: Arrestohen 17 persona

Policia turke ka arrestuar 17 persona si pjesë e një operacioni kundër militantëve kurdë mëngjesin e sotëm.

Arrestimet janë bërë gjatë bastisjeve nëpër Stamboll, përfshirë edhe në zyrat e Partisë Demokratike Popullore të Kurdistanit (PPDPK), sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, përcjell Express.

Të mbështetura nga helikopteri, ekipet kundër terrorizmit kanë bastisur zyrat e PPDPK në rrethinën e qendrës së Stambollit, Beyoglu, në orën 3.00 të mëngjesit.

Bastisjet erdhën pas shpërthimeve në dy qytete në juglindje të Turqisë, ku u vranë nëntë civilë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë të mërkurën në mbrëmje, sipas forcave të sigurisë të cilat i mbajnë përgjegjës militantët e Punëtorët e Partisë së Kurdistanëve.