Rajon & Botë

Në Parlamentin e Turqisë dërgohet vendimi rreth “kompetencave për ndërhyrje në Irak dhe Siri”

Qeveria e Republikës së Turqisë ka dorëzuar një vendim në Parlamentin e Turqisë për të zgjeruar autorizimet e qeverisë për të kryer operacione ushtarake në Siri dhe Irak në 12 muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin e qeverisë theksohet se Turqia i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së integritetit dhe stabilitetit të Irakut, duke deklaruar se prania e terroristëve të PKK-së dhe DEASH-it, si dhe separatizmi etnik në atë vend, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe të Turqisë.

“Në këtë kontekst, është e një rëndësie të veçantë që Turqia të marrë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, masat e nevojshme dhe adekuate kundër terrorizmit dhe të gjitha zhvillimeve në Siri dhe Irak që paraqesin rrezik për integritetin e këtyre vendeve dhe që janë njëkohësisht kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë”, theksohet në vendimin e qeverisë.