Kuriozitete

Vritet mizorisht me plumb në kokë krokodili më i madh në botë (Foto)

Krokodili më i madh në botë është gjetur i vrarë me një plumb në kokë nga policia, përcjell albeu.com.

Krokodili i cili jetonte në ujrat e lumit Fitzroy në Queensland, Australi sipas policisë është me përmasa të mëdha rreth 5.2 metra, dhe mizorisht është vrarë nga persona të panjohur.

Krokodili ishte goditur me një plumb në kokë dhe sipas ekspertëve të mjedisit ky zvarranik kishte rreth 30 vite që nuk është kapur, shkruan albeu.com.

Krokodili tani do të varroset në Koorana Crocodile Farm pasi t’i bëhet autopsia e kafshëve. /albeu.com/