Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë, transmeton “Zeri.info”.
Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastërtitë e tij.
Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë.
Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht.
Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez. /ZËRI/