Aktuale

I dyshuari për vrasjen e vajzës së vet mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, për të pandehurin Xh.K. Në këtë mënyrë, kolegji penal e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 30 gusht të këtij viti.

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Apelit, Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore, për të cilën ia ka caktuar paraburgimin të pandehurit, konform dispozitës së Kodit Penal të Republikës së Kosovës./KosovaPress/