Rajon & Botë

Putin dhe Macron kërkojnë të zbusin Kim Jong-un

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron bënë thirrje për negociata direkte me Korenë e Veriut për të ulur tensionet pas testeve të fundit me raketë, njoftoi sot Kremlini.

“Gjatë një bisede telefonike, dy krerët e shteteve u treguan të bashkuar për sa i përket karakterit të papranueshëm të një vazhdimi të përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean”, deklaroi Kremlini në një komunikatë.

“Ata ranë dakord mbi nevojën e zgjidhjes së kësaj situate jashtëzakonisht të komplikuar vetëm me mjete politike dhe diplomatike, duke rifilluar negociatat e drejtpërdrejta”, vazhdoi presidenca ruse.

Kroreja e Veriut ka shkaktuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar, madje edhe të aletit të saj më të ngushtë, Kinës, pas zhvillimit të testeve me bomë atomike, ku njëra prej tyre ishte 16 herë më e fuqishme se sa ajo në Hiroshima.