Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke qëndruar për një vizitë në Moskë, ku është takuar sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Duke i hapur bisedimet, Putin ka thënë se është i lumtur që takon prapë Erdoganin, si dhe lavdërojë vizitën e tij në Rusi si përkushtim për t’i ndrequr marrëdhëniet e dëmtuara, raporton AP, përcjell Express.
“Vizita juaj do të thotë se të gjithë ne duam që dialogu të rifillojë,” tha Putin.
Ndërkohë, Erdogani e ka falënderuar Putinin për ftesën që ka për qëllim ndreqjen e marrëdhënieve pas aeroplanit luftarak rus të rrëzuar nga Turqia në kufirin sirian vitin e kaluar.





















