Instituti i Shëndetit publik në Maqedoni i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për pije dhe as për gatim derisa të pastrohen tërësisht vendet e prekura nga përmbytjet, pasi ekziston mundësia e përhapjes së epidemive të ndryshme.
Rezultatet e analizave mikrobiologjike pritet të publikohen nesër, me ç’rast do të dihet edhe cilësia e ujit.
Ndërkohë shumë fëmijë me simptoma të vjelljes, diarresë dhe temperaturës së lartë janë pranuar sot në ambulancën private në Hasanbeg. Këto simptoma sipas mjekëve, janë shkaktuar nga papastërtia./Alsat.M/