Aktuale

Haradinaj i drejtohet QKUK-së!

Me përfundimin e mbledhjes së parë të Qeverisë së re, nuk ka përfunduar edhe puna e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai, tani do ta vizitoj Repartin e Emergjencës në Qendrën Klinike Univerzitare të Kosovës, për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet ky repart, njofton GazetaBlic.com

Kryeministri Haradinaj, po ashtu ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë se së bashku me partnerë të koalicionit do të gjejnë një zgjidhje për siç ka thënë ai “shërimin e shëndetësisë”.

Haradinaj, do ta vizitoj QKUK-në në orën 20:30, kështu njofton edhe partia e tij AAK-ja, përmes një komunikate për media.