Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, përveç që i ka dorëzuar sot zyrtarisht me ceremoni detyrën , kryeministrit Ramush Haradinaj, ka menduar që gjërat e zyrë që ai deri tani i ka mbajt, t’i shes përmes ankandit.
Kështu duke i dhënë mundësi kryeministrit të ri që t’i blejë orenditë e reja.
Pjesë e ankandit sipas ofertës së kryeministrisë, do të jenë të gjitha pajisjet, nga karriget, varëset e deri tek tavolina e punës, që ishin vendosur në kryeministri sipas shijes së Mustafës.
Njoftimi është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik .
Dok
Ky institucion ka hapur ankandin “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT-së jashtë përdorimit” derisa autoritet kontraktues është Zyra e kryeministrit. Ankandi do të jetë i hapur deri më 15 shtator në ora 15:00./KosovaPress/