Aktuale

Kërcënon bashkëshorten dhe djalin, arrestohet një serb

Një serb është arrestuar në Graçanicë, pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 520 fishek dhe një pistoletë TT me pesë fishek.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/