Aktuale

Hajnat vjedhin një BMW në Prishtinë

Një ankues mashkull ka informuar policinë, se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën BMW me targa të huaja.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë, thuhet në raportin e rregull të Policisë së Kosovës.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.