Shëndetësi

Arsyet pse ju dhemb koka, për të cilin nuk ju ka shkuar mendja

Konsumimi i mangët i lëngjeve gjatë stinës së verës është arsyeja më e shpeshtë që keni më shumë dhimbje të kokës, thonë ekspertët.

Gjatë verës, shkaku i djersitjes së tepërt dhe temperaturave të larta, humben më shumë lëngje, prandaj hidratimi i duhur është shumë me rëndësi. Për ata që mendojnë se dimrit mungesa e ajrit të freskët mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës, ekspertët më shumë kanë theksuar shkakun e dehidrimit. Por, nuk është vetëm mungesa e lëngjeve fajtor për dhimbjet e shpeshta të kokës.

Nëse për shembull, anashkalojmë shujtat, sidomos kafjallin, nëse për kohë të gjatë shikoni në ekran, nëse shpesh jeni nën stres dhe nuk flini mjaftueshëm … të gjitha këto ndikojnë në dhimbjen e kokës. Nëse keni dhimbje të shpeshta të kokës, atëherë ndryshoni regjimin e mëngjesit. Detyrimisht hani kafjall dhe në punë merrni gjithmonë një shishe me ujë. Shujta e mirë e mëngjesit ju mban më gjatë të ngopur dhe do të keni më shumë energji për t’u marrë me stresin e përditshëm dhe kështu parandaloni dhimbjet e kokës gjatë pasdites.