Kuzhina

Krijohet një lloj i ri i çokollatës

Një prodhues i çokollatës pohon se ka krijuar edhe llojin e katërt për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave dhe tash krahas asaj të qumështit, të errët dhe të bardhë, ekziston edhe çokollata rozë.

Bëhet fjalë për gjigantin zviceran Barry Callebaut, i cili për prodhimin e këtij lloji të ri të çokollatës ka përdorur kakao të kuq.

Çokollata e re quhet “rubin” sipas ngjyrës karakteristike dhe është lloji i katërt i çokollatës.

“Ka shije të pemëve dhe nuk e hetoni kur e hani”, thotë eksperti për çokollatë, Angus Kenedy, transmeton KosovaPress.