Rajon & Botë

Senatori amerikan paralajmëron qytetarët: I keni edhe 60 orë kohë të evakuoheni

Senatori amerikan Marco Rubio, ka lëshuar një deklaratë online për të gjithë qytetarët e Floridas ku i ka paralajmëruar ata se duhet të evakuohen më së largu deri të premtën në mbrëmje.

Senatori, Marco Rubio ka shkruar në rrjetin social Twitter, se të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë, i kanë edhe 60 orë kohë të evakuohen.

Banorët tashmë kanë nisur të pajisen me ushqim dhe të largohen nga shtëpitë e tyre, e kjo nga fotografitë e publikuara nga The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një pjesë të madhe të shteteve janë goditur nga uragani tashmë që po cilësohet si më i madhi i të gjitha kohëve, “Irma”.

Bermuda, Florida, Bahamas, ishujt Leeward, ishujt Virxhin të Amerikës, Teksas dhe Luiziana janë në gjendje të jashtëzakonshme. “The Guardian” raporton se ky uragan ka nisur “sulmin” edhe në ishujt Karaibe.