Për vite me rradhë moderatorët e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ në Top Channel janë shoqëruar nga dy velina.
Një nga kriteret kryesore për të qenë pjesë e këtij emisioni ishte se vajzat duhet të ishin një brune e një bionde.
Por me fillimin e sezonit të ri televiziv ‘Fiks Fare’ ka lënë pas traditën e vjetër. Ajo që bie në sy është se të dyja vazat që qëndrojnë krah moderatorëve Dori dhe Devi janë brune dhe me flokë të shkurtra.
Velinat e reja quhen Vangji Telo dhe Sonja Cemeri , imazhi i të cilave do të shoqërojë programin përgjatë gjithë sezonit.