Pas arritjes së marrëveshjes së djeshme PAN-AKR, Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga AAK, Fatmir Gashi, ka uruar qytetarët e komunës së Pejës, duke garantuar se me Ramush Haradinajn kryeministër, Pejës do ti rikthehet vëmendja e humbur qeveritare tash e sa vite.
Gashi ka thënë se që në mëngjes ka marrë garancë të fortë nga shefi i tij partiak, në këtë drejtim.
Fatmir Gashi më tej ka kërkuar nga strukturat e AAK-së në Pejë, që me ardhjen e Ramush Haradinajt kryeministër, ta kuptojnë bashkë si rritje të përgjegjësisë për obligimet dhe detyrat që i presin për komunën e Pejës, respektivisht fitoren e pashmangshme të 22 Tetorit.
Postimi i plotë i Fatmir Gashit:
Qytetarë të nderuar të komunës së Pejës, simpatizantë dhe anëtarë të AAK-së, mbështetës të vizionit ndryshe; Sot është një ditë ndryshe edhe për Pejën. Këtu fillon konfirmimi i fitores që na pret edhe më 22 Tetor.Më lejoni që në emrin tim, dhe të degës së AAK-së, të ndajë me ju dhe për ju, urimet më të sinqerta për tashmë, Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me rastin e arritjes së marrëveshjes së djeshme, të cilat në emrin tim dhe tuaj, ja kam përcjellë kryeministrit Haradinaj që në mëngjes. Marrëveshja në fjalë Kosovës dhe qytetarëve i siguron një kthim të epërsisë së humbur në të gjitha aspektet e jetës. Me këtë rast, dua të sigurojë të gjithë qytetarët e komunës së Pejës, se z.Haradinaj tashmë edhe si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që në orët e para të punës, do të rikthejë vëmendjen e humbur qeveritare tash e sa vite, nga Komuna e Pejës dhe qytetarët e saj. Andaj, në këtë kuadër, ftojë të gjithë qytetarët, veçanërisht simpatizantët dhe anëtarët e degës tonë, që ardhjen e z.Ramush Haradinaj në krye të qeverisë, ta kuptojmë bashkërisht si rritje e përgjegjësisë për obligimet dhe detyrat që na presin për komunën e Pejës, respektivisht fitoren e pashmangshme të 22 Tetorit. Aleancën e lindi koha, Aleanca u lind në Pejë. Haradinaj dhe AAK, asnjëherë nuk do të harrrojnë prej nga janë nisur. Pejën do ta bëjmë.