ShowBiz

Spears kritikon fansin: Po të vjen era alkool!

Britney Spears ka humbur durimin derisa një fans i dehur i është bashkëngjitur në skenë gjatë shout në Las Vegas, transmeton KosovaPress.

Pasi ka përfunduar këngën “Freakshow”, këngëtarja 35-vjeçare i është prezantuar fansit, i cili është dukur të jetë në gjendje të dehur.

Kjo ka shtyrë këngëtaren që ta pyesë atë nëse është mirë dhe si quhet për t’i dhënë një autograf. Në ato momente këngëtarja ka kuptuar se i riu kishte pirë.

“O Zot! Po të vjen era sikur ke pirë shumë alkool”, ka bërtitur Britney.

Reaksioni i Spears ka bërë që audienca të qeshë me të madhe.