Gjermania ka shkatërruar Norvegjinë në takimin që ka zhvilluar sonte për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Në takimet e sonte në Grupin C, Gjermania ka shkatërruar Norvegjinë me rezultat 6-0, duke u konfirmuar si lideri kryesor i grupit me 24 pikë, e pasuar nga Irlanda e Veriut, e cila e ka mposhtur Çekinë (2-0).
Në Grupin e Polonia e ka mposhtur Kazakistanit (3-0), Mali Zi e ka mposhtur Rumaninë me rezultat 1-0, kurse Danimarka si mysafire e ka mposhtur Armeninë 1-4.
Në Grupin F, Anglia ka mposhtur Sllovakinë (2-1), Sllovenia e ka mposhtur Lituanisë (4-0), ndërsa Skocia e ka mposhtur Maltën me rezultat 2-0. Anglia i prin këtij grupi me 20 pikë, e pasuar nga Sllovakia me 15 pikë, raporton KosovaPress.