Dua Lipa që nga nesër do të jetë në vendlindje.
Ajo do të mbajë një koncert në Prishtinë më 9 gusht, por Dua ka vendosur të vijë disa ditë më herët në vendlindjen e saj.
Dua Lipa arrin nesër në ora 16:30 në aeroportin e Prishtinës, ndërsa do të mbajë një konferencë në terminalin VIP, shkruan lajmi.net.
Të martën këngëtarja do të performojë në parkun e Gërmisë ndërsa të nesërmen do të mbajë një koncert edhe në Tiranë.