Aktuale

Fundjava me shi

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditë së diel vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.

Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius. Të shtunën do të regjistrohen temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius ,derisa të dielën maksimalet do të ulën për 10 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.