Rajon & Botë

Vrasje e djegie masive te Muslimanëve në Burma (Foto +18)

Refugjatët Rohingya kanë përshkruar dhunën e tmerrshme që detyroi ata të ikin nga shtëpitë e tyre në Burma për të kaluar në kampet informale në Bangladesh.

Dhuna kundër minoritetit mysliman Rohingya është rritur që nga tetori i vitit 2015, Masakrat nga më barbaret po kryhen në pjesën veriore të Burmas.

Në disa video dhe foto që janë publikuar shihen që nga vrasjet makabre nuk kursehen as fë7mijët e mitur, gratë dhe pleqtë.

Burma ka një popullatë prej 75 milion banorësh, në përbërje të së cilëve bëjnë pjesë rreth 5 % muslimanë. Muslimanët e Burmës që shumica e tyre janë etnik të popullatës Rohingua, janë ballafaquar me probleme qysh prej vitit 1962, kur ushtria e këtij vendi mori pushtetin mbi këtë shtet të Azisë Juglindore.

Në dhunën disa dekadëshe mbi muslimanët e këtij vendin, më shumë se 500 fshatra muslimanë janë djegur, mijëra prej tyre kanë qenë të shfarosur, prej kur erdhi ushtria në pushtet. Persekutimi i burmanezëve musliman nuk ka të ndalur edhe sot e kësaj dite.