Rajon & Botë

Tramp dhe Abe bisedojnë për Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe, zhvilluan sot një bisedë telefonike, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm për të intensifikuar presionin mbi Korenë e Veriut, regjimi i të cilit lëshoi të martën në mëngjes një raketë balistike mbi territorin e Japonisë.

“Të dy liderët kanë konfirmuar se vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku, në përpjekjet për të trajtuar problemin e lëshimit të raketës balistike, që përfshiu territorin japonez këtë javë”, theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.