Rajon & Botë

Çifti vret 22-vjeçaren në muajin e 8 të shtatzënisë, tmerruese çfarë i bëjnë pas vdekjes (Foto)

Një çift në Dakota Veriore po përballet me akuzën për vrasjen e një gruaje shtatzënë për t’i marrë foshnjën.

22-vjeçarja Savanna La Fontaine-Greywind, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe u zhduk më 19 gusht. Trupi i saj u gjet të dielën në një lumë e mbështjellë në qese plastike dhe sipas policisë vdekja e saj cilësohet vrasje pa paramendim.

Të akuzuarit, William Hoehn, 32-vjeç, dhe Brooke Crews, 38-vjeçe, ndodhen në paraburgim ndërkohë që kanë dhënë deklarata të ndryshe kur kanë folur për një foshnje dyditshme për të cilin po kujdeseshin.

Policia mendon se foshnja është e La Fontaine, por rezultatet e testit të ADN-së ende nuk janë bërë të ditura, raporton “BBC”.