Çaji jeshil, sidoqoftë i shërbyer, i ftohtë apo i ngrohtë mund të zëvendëosjë çdo pije tjetër veç ujit. Për ata që nuk e durojnë dot shijen e hidhur mund t’i shtojnë pak mjaltë a sheqer, por kurrësesi nuk mund të humbisni përfitimet e çajit jeshil vetëm prej shijes së hidhur.
Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini në dietën tuaj këtë çaj dhe 9 përfitimet shëndetësore.
1.Shëndeti mendor
Çaji jeshil përmban kafeinë dhe L-theanin, sipas Healthline, enzima që përmirësojnë funksionet e e trurit si vigjilencën, kohën e reagimit dhe kujtesën.
2. Shëndeti oral
Çaji jeshil përmban catechins, substancë që neutralizon bakteret përgjegjëse për sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, erën e pakëndshme të gojës etj.
3. Vret qelizat kancerogjene
Një studim i publikuar nga Klinika Mayo doli në përfundimin se një ekstrakt nga çaji jeshil parandalon rritjen e qelizave anormale.
4. Mban nën kontroll sëmundjet e zemrës
Çaji jeshil parandalon krijimin e mpiksjeve të gjakut.
5. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Nëse vuani nga diabeti, çaji jeshil mban nën kontroll nivelin e sheqernave dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.
6. Ul tensionin e gjakut
7. Lufton Alzheimer dhe Parkinson.
Çaji jeshil mund të ulë rreziqet e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.
8. Përshpejton procesin e djegies së yndyrnave
Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe ndihmon ne djegien e yndyrës,
9. Rituali i pirjes së një filxhan çaji mund të jetë terapeutik dhe relaksues.