Gjatë ditës së djeshme nga persona ende të panjohur është sulmuar gruaja e anëtarit të PDK-së, Blerand Stavilecit. Nga PDK drejtuan akuza në drejtim të Vetëvendosjes, që sipas tyre qëndrojnë prapa këtij sulmi.
Por, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se ky sulëm mund të jetë kryer nga çdo anëtar i secilës parti, duke mos përjashtuar edhe PDK-në.
“Nuk është në nivelin e kohës kur janë duke u zhvillue hetimet, të përdorim supozime se kush mundet me qenë kryes i ketyre veprave makabre. Ndodhi qe edhe disa funkcionar u sherbyen me akuza se këto vepra i kanë krye VV. Këtë vepër ka mujt ta kryej çdo antar i gjithesecileës parti e pse jo edhe i PDK”, ka shkruar Tërnava, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi plotë:
Sulmi ndaj zonjes Stavileci a mund te jete politikë ashtu si po pretendon PDK dhe kush mundë të jënë kryesit e këtyre veprave? Rasti i përdorimit të dhuneës ndaj zonjës Vitore Stavilecit është një akt qyqar, i dobët që e përulë çdo familje shqipëtare. Shqipetarët e kanë pasur në traditë që edhe nëse kanë dalë me u hakmarrur për vrasje, kur ka qenë burri me grua e kanë falur. Tani qështjet kanë ndryshue dhe ashtu si i kemi punët në përgjithësi po na ndodhin edhe raste të pa parapra më herët.
Pjesemarrësit në këtë rast janë ata që mirren dhe i planifikojn këto raste e sidomos shërbimet e mshefta si ato te orjentuara armiqësisht ndaj Kosovës apo edhe sherbimet tjera nderpartiake që dojnë me i arrit qellimet e veta politike të rastit, e sidomos sikur në rastin konkret ndaj zonjës Stavileci dhe zonjës Xharra te para disa ditve. Ata që e kryejn këtë vepër gjithnjë dojnë të jesin anonim (NN).
Prandaj ata kur ndermarrin veprimet e tyre të ndryshme të sulmit ndaj personit që e përzgjedhin për efektet e tyre politike, mujn të dalin edhe me maska apo e shfrytezojnë rastin në befasi që mos ti njeh askush, që mos të shkaktojn kontra efekte organizatorve të ketyre akteve, për atë për qfarë e kanë ndërmarrur ate akcion. Në rastin konkret u sulmuan në një afat të shkurtër dy zonja te PDK-se, e që organet e ndekjes nuk arriten ti zbulojnë këto raste. Nuk është në nivelin e kohës kur janë duke u zhvillue hetimet, të përdorim supozime se kush mundet me qenë kryes i ketyre veprave makabre.
Ndodhi qe edhe disa funkcionar u sherbyen me akuza se këto vepra i kanë krye VV. Këtë vepër ka mujt ta kryej çdo antar i gjithesecileës parti e pse jo edhe i PDK. Ma në fund edhe për akuza të ngjajshme të më hershme, sikur sulmi ndaj Parlamentit etj, u akuzua kjo parti, e cila deri më tani asnjëher, organet ndjekse sikur gjygjesija, prokurorija dhe policija nuk i argumentuan akuzat e tyre, dhe ata që ishin të akuzuar dhe të burgosur, po lirohen nga gjygji si te pafajshem.
Në terminologjin juridike është e thënë se: nuk mund te akuzohet askush për vepër penale deri sa nuk argumentohet kryrja e saj si e tillë. Në këtë kohë të kësaj gjendje të brishtë politike që vendi mundë të shkoj prap në zgjedhje të reja, ku që disa muj nuk mund të formohet Parlamenti dhe as Qeverija, e që po shifet se VV është në rritje e sipër dhe ka tendenca që edhe në të ardhen të rritet, pran politikave te tilla qe po i ushtrojn keto parti qe ishin deri me tani ne pushtet, prandaj sulmet ndaj ketyre zonjave kanë mund ti kryejn çdo njena parti apo sherbim sekret i ndonje shteti armiqesor, sikur qe është vetë Serbija.





















