Një votë e britanikëve në mbështetje të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian (Brexit) mund të shënonte humbje të mëdha ekonomike, vlerësoi sot presidentja e Bankës Qendrore amerikane (FED) përpara një komisioni të Kongresit.
Janet Yellen u shpreh gjithashtu se ”një pasiguri e konsiderueshme po rëndon mbi perspektivat ekonomike” dhe se ”ekonomia globale mbetet mjaft e ekspozuar ndaj këtij fenomeni”.
Ajo rekomandoi gjithashtu një qasje të kujdesshme përpara rritjes së normave të interesit.
“Miratimi i një vije të kujdesshme në rritjen e normave do të na lejonte ruajtjen e një mbështetje monetare për rritjen ekonomike gjatë së cilës ne do të vlerësojmë nëse kjo rritje do të kthehet në një ritëm të moderuar”, pohoi Yellen.