Rajon & Botë

Industria amerikane e naftës goditet nga uragani Harvey

Uragani Harvey që goditi brigjet amerikane ka dëmtuar industrinë amerikane të naftës, ndonëse për momentin rezervat janë mjaftueshëm të larta për të limituar impaktin për një kohë afat shkurtër, vlerësojnë eskpertët.

Brigjet teksane, ku ndodhet një e treta e kapaciteteve të rafinerive të naftës së SHBA-ve, janë shkatërruar që prej të premtes nga uragani më i fuqishëm që ka prekur SHBA-të që prej vitit 1961.

Për çështje sigurie, 105 nga 737 platformat e prodhimit të naftës janë evakuuar në Gjirin e Meksikës, ose 14,25 për qind e instalimeve në rajon, sipas Zyrës së Rregullimit të Mjedisit dhe Sigurisë (BSEE).

Vetëm në Gjirin e Meksikës ndodhet 20 për qind e prodhimit amerikan të naftës.

Shërbimet meteorologjike amerikane njoftojnë se fuqia e Harvej ka rënë në atë të stuhive tropikale, por shirat e rrëmbyer vazhdojnë në rajon.

Ndërsa piku i përmbytjeve pritet të jetë të mërkurën ose të enjten duke penguar rihapjen e rafinerive.