Rajon & Botë

Policia gjermane kërkon dy të dyshuar për planifikim të vrasjes së politikanëve

Policia gjermane ka kryer sot kërkime në disa lokacione, për arrestimin e dy të dyshuarve për planifikimin e vrasjes së politikanëve të krahut të majtë.

“Dy të dyshuarit akuzohen për planifikimin e sulmeve ndaj politikanëve të krahut të majtë, të cilët i shohin si përgjegjës për politikat e dështuara ndaj refugjatëve, që mund do të shkaktojë dëmtim të buxhetit të shtetit”, njoftoi Prokuroria e Shtetit, transmeton KosovaPress.