Rajon & Botë

Vërshimet në SHBA: Shpëtohen 2.000 persona, qindra tjerë në pritje të ndihmës (Foto)

Shefi i policisë në Houston të Shteteve të Bashkuara, Art Acevedo, njofton se autoritetet i kanë shpëtuar 2.000 persona nga vërshimet në qytet.

Acevedo theksoi se 185 kërkesa kritike për shpëtim janë në pritje që nga e hëna në mëngjes. Ai thotë se qëllimi është t’i shpëtojmë ata persona deri në fund të ditës, transmeton Express.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për media, ku zyrtarët dhanë detaje të reja rreth uraganit “Harvey”, i cili ende është duke derdhur shi mbi Houston. /Express/