Partia Demokratike e Kosovës ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, Vitore Metaj-Stavileci.
Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, tha se ‘Kriminelët e VV-së kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Blerand Stavilecit”.
Ai bëri të ditur se ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në Qendrën Emergjente dhe se si parti qëndrojnë pranë qiftit në këto momente të vështira./