Rajon & Botë

Londër: Arrestojnë një person me thikë, lëndohen policët

Dy policë janë lënduar gjatë arrestimit të një personi që mbante një thikë jashtë Buckingham Palace në Londër.

Ata zbuluan një thikë të madhe në makinën e të arrestuarit pasi ai e ndaloi atë pranë një automjeti të policisë.

Policët u trajtuan në vendngjarje për lëndime të vogla në krah dhe nuk u dërguan në spital, transmeton Klan Kosova.

I arrestuari, që besohet të jetë në të 20-at e tij të hershme, u arrestua nën dyshimet për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore

BBC shkruan që asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte në Buckingham Palace gjatë incidentit.