Këngëtarja Shania Twain ka zbuluar një sekret të hitit të saj “That Don’t Impress Me Much” nga viti 1998, transmeton KosovaPress.
Ajo ka thënë se inspirimin për këtë këngë e ka marrë nga një foto lakuriqe e aktorit të njohur Brad Pitt.
“Unë nuk e kam thënë asnjëherë më parë këtë. Do ta them tash. Unë po shkruaja albumin dhe në atë kohë ishte skandali i Pitt dhe Gwyneth Paltrow, dhe po ashtu ishin disa foto lakuriqe. Dhe kjo ishte aty”, ka thënë ajo.
“That Don’t Impress Me Much” është pjesë e albumit Come on Over, i lansuar në nëntor të vitit 1997, tre muaj pasi që Brad Pitt paditi revistën “Playgirl” për shkelje të privatësisë, me rastin e publikimit të fotove të tija lakuriqe.





















