Rajon & Botë

Brazil: Fundoset trajekti, ka viktima

Të paktën tre persona kanë humbur jetën sot në Brazil me rastin e fundosjes së një trajekti të kapacitetit prej 100 udhëtarësh, transmetojnë mediat lokale.

Aksidenti ka ndodhur në gjirin Mar Grande, në afërsi të Vera Kruzit, në shtetin brazilian Baia në verilindje të vendit.

Aksidenti vjen një ditë pasi që ishte fundosur edhe një anije tjetër, me ç’rast humbën jetën të paktën 10 persona.