ShowBiz

The Weeknd më i dashuruar se kurrë

Edhe pse ai nuk flet haptazi për të dashurën e tij Selena Gomez, në media, këngëtari The Weeknd ka postuar një dedikim dashurie për të dashurën e tij një rrjetet sociale.

Çifti ka kohë që shihen së bashku në publik, dhe ata kanë pranuar haptazi lidhjen e tyre, mirëpo nuk pranojnë të flasin për ketë.

Megjithatë ai ka postuar dy foto në Instagram, duke ia ka kushtuar Selenas. Në njërën prej tyre shihet njëra prej çantave të cilat i ka dizajnuar Selena, dhe tjetra shihen ata dy të përqafuar në shtëpi, transmeton KosovaPress.

Edhe pse të dy janë shume të zënë me punë, shihet se ata gjithmonë kanë kohë për njëri- tjetrin.