Aktuale

O’Connell ngushëllon për Bajram Rexhepin, tregon detaje nga njohja me të

Ambasadori i Britanisë Ruairi O’Connell ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryeministrit të parë të Kosovës Bajram Rexhepi.

Thotë se bajramin e ka konsideruar mik të mirë dhe ka treguar takimin e parë mes tyre.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Kosovës”.

:Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin. Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm. Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja”, ka shkruar O’Connell në ngushëllimin e tij.