Njëra nga aktoret më të popullarizuara të Hollywood-it, Nicole Kidman ka pranuar se ekziston edhe një lloj i zhanrit në film në të cilin nuk është sprovuar asnjëherë.
Fituesja e çmimit Oscar ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë rol në komedi, edhe pse do të ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që të aktronte në ndonjërin prej tyre, transmeton news.com.au.
“Gjithmonë thonë se nuk jam qesharake”, ka zbuluar 50-vjeçarja Kidman.
“Do të kisha pranuar çfarëdo roli në komedi. Dhe nuk i frikësohem mos suksesit”, ka konkluduar aktorja, transmeton KosovaPress.