Policia Kufitare e Kukësit ka arrestuar ditën e djeshme një 42 vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Mësohet Ahmet Fetahi, 42-vjeç, banues në Prishtinë u arrestua pasi gjatë regjistrimit në sistem rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar “, nga Interpol Anakara, Turqi.
Gjykata e Tribunalit të Korrektimit De GOCUK, Turqi, me vendim Nr. 2010/196 ESAS, 2010/283, të datës 17.12.2010, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”. /Gazeta Express/