Aktuale

Thaçi: Sulmi ndaj gazetarit Olluri, i patolerueshëm

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka quajtur të patolerueshëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.

Përmes një reagimi në Facebook, Thaçi thotë se gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga sulme të tilla dhe me vendosmëri duhet të vazhdojnë rolin e tyre në shoqëri.

Reagimi i Thaçit:

Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale.

Përkundrazi!

Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demoktratike. HTH